Ish-kandidati i PDK-së për deputet thotë se Ramiz Lladrovci e kërc*ënoi dhe su*lmoi fizikisht sot në Komoran


Iniciativa qytetare “Demokratët për Drenasin” dhe ish-kandidati i PDK-së për deputet, Fatmir Dugolli, po pretendojnë se ky i fundit është su*lmuar e kërc*ënuar sot pasdite nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Fatmir Dugolli, po pretendon se bashkëpartikau i tij Ramiz Lladrovci e ka su*lmuar sot verbalisht e fizikisht në një restorant në afërsi të Drenasit.

Dugolli tha se ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 17:40 minuta, derisa thotë se ishte duke hyrë në një lokal në Komoran të Drenasit ku rastisi të jetë edhe kryetar aktual i kësaj komune.
Sipas tij, Lladrovci, që po shoqërohej nga drejtori i Arsimit në komune e Drenasit, Muhamet Gjoka, dhe disa persona tjerë, e provokoi menjëherë atë me fjalë dhe kërc*ënime.

“Isha në telefon duke folur me gruan që sapo kisha hy. Më ka ndalu dhe më ka thënë, “ti po më bënë propaganda mua, po më shantazhon, po më shan e po më fyen, keni me ma pa sherrin”, dhe kështu ishin disa veprime fizike me duar, unë i thash se gabim e ke, nuk e kam fyer askënd e as ty, e veç rrugët politike janë të ndara dhe secili e ka rrugën e vetë politike”.

Krejt kjo sipas Dugollit për shkaqe politike, pasi ky i fundit në fushatën zgjedhore e cila përkundoi dje nuk e mbështeti kandidaturën e Lladrovcit për një tjetër mandant qeverisje në këtë komunë.
“Ka me t’kushtu shtrejtë” dhe “Ki me ma pa sherrin”, pohon Dugolli t’i ketë thënë tutje Lladrovci. Shton se sipas tij ky ishte kërc*ënim për të për largim nga vendi i tij i punës.
“I tregova që unë nuk shantazhohna”, tha Dugolli.

Pastaj, sipas tij ish-kandidatit të PDK-së për deputet, Lladrovci ka nisur ta shajë e fyejë rëndë në vend ngjarje. Dhe pastaj, pretendon se kryetari i Drenasit e su*lmoi fizikisht duke provuar ta shtypë me forcë në mjekër.
“Me ka kër*cnu, me ka fy, më ka sha dhe iu kam kthyer se s’ta kam frikën, nuk mundesh me ma ndal rrugën time me kërc*ënime dhe pastaj ma ka shty mjekrren ja kam hjek dorën e pastaj u dal e tu shajtë me nënë, e kështu ma keq. E kanë dëgjuar krejt në lokal”, tha Dugolli.

Fatmir Dugolli thotë se rastin e ka lajmëruar në polici dhe është duke u trajtuar nga stacioni policor.
“Policia i ka marr shënimet, përveç që i kanë marrë deklaratat e kanë marr edhe video incizimin e kamerave të lokalit”, tha ai.
Gazeta Online Reporteri.net para botimit të artikullit ka provuar të kontaktojë edhe me Ramiz Lladrovcin, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Po ashtu, Reporteri.net ka provuar të marrë konfirmim për rastin edhe nga policia, por nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.
Për rastin në fjalë fillimisht ka njoftuar në facebook iniciativa qytetare “Demokratët për Drenasin”, përmes një reagimi.

“Para pak orëve ka ndodhur një su*lm fizik nga Ramiz Lladrovci i cili ka su*lmuar fizikisht ish kandidatin për deputet nga PDK, Fatmir Dugolli, i cili njëherit është edhe anëtar i Shtabit Zgjedhor të Demokrat për Drenasin! Ngjarja ka ndodhur në Komoran në Restorant “Kristal”, ku Lladrovci duke dalur është afruar tek Dugolli dhe e ka kërc*ënuar se do ketë pasoja me largim nga puna pas zgjedhjeve si dhe e ka su*lmuar fizikisht. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka marrë pamjet e kamerave të lokalit që ndodhi su*lmi fizik”, thuhet në reagim.

“Demokratët për Drenasin e dënojnë sulmin e Lladrovcit dhe kërkojnë nga Policia e Kosovës të marrë hapat e nevojshëm ndaj tij. Lladrovci ka dalur jashtë kontrollit për shkak që është njoftuar me humbjen që do ta pësojë ditën e nesërme nga verdikti i qytetarëve të Drenasit”, thuhet në reagim.

Baby Boo