Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zj*arrin tr*agjik në Tetovë


Tr*agjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Tetovës, ku zj*arri ka kapluar spitalin modular, të ndërtuar për pacientët me COVID-19. Sipas informacioneve të fundit zyrtare nga Prokuroria, numri i vi*ktimave të konfirmuara është 14, ndërsa po vazhdojnë ekspertizat për zbardhjen e rrethanave. Për këtë rast tr*agjik në Tetovë, kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.

BBC raporton për dhjetë të vd*ekur nga ky zja*rr, ndërsa ka përcjellë edhe reagimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. BBC gjithashtu ka transmetuar deklaratën e zv.shefit të zj*arrfikësve në Tetovë, Sasho Trajkovski, i cili ka thënë se zj*arri është përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa sipas tij, është shkaktuar nga shp*ërthimi i një bom*bolës me oksigjen.

Për këtë ngjarje ka raportuar edhe “Al Jazeera”, duke e përshkruar atë si tr*agjedi të rëndë.
“Dhjetë të vd*ekur nga zj*arri në spitalin e përkohshëm COVID në Maqedoninë e Veriut”, është titulli i Al Jazeera.
Ndryshe, sipas informacioneve zyrtare nga Prokuroria Themelore e Maqedonisë, deri tani janë konfirmuar 14 vi*ktima.

Ende nuk dihet numri i pacientëve të cilët kanë qenë të hospitalizuar në këto covid-qendra, të cilat u ndërtuan para disa muajve, për të trajtuar pacientët me coronavirus.
Rastet me COVID-19 në RMV që nga mesi i gushtit filluan të rriten, me çka Qeveria miratoi masa të reja kufizuese.
Tetova, e banuar kryesisht me shqiptarë, është qyteti i dytë pas Shkupit, me më shumë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo