Ish-gjykatësi Pançevski del nga burgu


Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski sot do të duhet të del nga bu*rgu i Shuto Orizares ku gati dy javë mban dënimin prej dy vjet e gjysmë për rastin “AKMIS”. Siç raporton “Fokus”, Pançevski sot do të del nga bur*gu pasi ta marrin vendimin nga Gjykata e Lartë.
Gjykata e lartë ka hequr vendimin e Gjykatës së Apelit dhe hyn në fuqi vendimi i gjykatës themelore.

Kujtojmë se Pançevski u dënua me bu*rg prej 3.5 vjet, ndërsa apeli ia zvogëloi dënimin për 1 vjet. Ai u shpall i fajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare, përkatësisht ka caktuar lëndë gjyqësore nga viti 2013 deri në vitin 2016.