Syla: Kosovarët nuk po “fryhen” si diaspora edhe pse mbi 810 mijë turistë kaluan verën në Shqipëri

Publicisti Valon Syla, ka shkruar rreth diasporës dhe mburrjes se tyre kur vijnë në vendlindje për të kaluar pushimet duke e paraqitur vetën si ‘shpëtimtarët’ e Kosovës, ndërsa njëjtë nuk po bëjnë qytetarët e Kosovës që po i kalojnë pushimet në bregdetin e Shqipërisë dhe pse shpenzojnë shuma të mëdha parsh atje.

Syla ka shkruar se mbi 810 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin për pushime në Shqipëri, por nuk dëgjon nga kosovarët të thonë se po e mbajnë turizmin e Shqipërisë.

Ndërsa ai ka thënë se e njëjta nuk ndodhë edhe me diasporën tonë të cilët vazhdimisht e thonë se po i mbajnë kosovarët me të holla dhe se kontributi i tyre është i madh në ekonomin e Kosovës për dy javë që qëndrojnë në Kosovë.