Ish e dashura tenton t’ia marrë kosovarit gjysmën e pasurisë


Milaim Krasniqi nga Prishtina një pjesë të madhe të kohës së tij e ka kaluar nëpër salla gjyqësore.

Ka disa vite qëkur ai për pronën e tij përballet me ish të dashurën, e cila po tenton që t’ia marrë gjysmën e pasurisë, të cilën e ka bashkë me vëllezërit, raporton KTV.

E akuzon gjykatësin që, për shkak të lidhjeve të afërta me Kumrije Thaçin, ish të dashurën e tij, me të cilën bashkëjetoi afër 10 vjet, ka marrë vendim në favor të saj.

Tash e gjashtë vjet ai thotë se për pronën e tij është përballur me shumë probleme dhe lojëra, për çka edhe u burgos.

Raste të ngjashme të kontesteve pronësore civile, të cilat janë duke pritur për vite të tëra, ka mjaft si në Gjykatën Themelore të Prishtinës ashtu edhe në Gjykatën e Apelit.

Për moszgjidhjen e tyre dhe neglizhencën nga ana e këtyre institucioneve gjyqësore, Avokati i Popullit ka kërkuar nga këto dy gjykata që të marrin masa dhe t’i përfundojnë rastet në fjalë.

Por në Gjykatën e Apelit thonë se lidhur me rastin në fjalë, lënda është ndarë në punë dhe pret në radhë për vendosje.

Baby Boo