Ish-diplomati kosovar për Kryeministrin Abazoviç: “Mashtrues, sikurse prototipi i tij Kurti në Kosovë”


Ish-diplomati kosovar, Anton Berishaj, e ka quajtur mashtrues Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pasi ky i fundit nënshkroi marrëveshjen ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Malit të Zi. Madje, Berisha Abazoviçin e quan prototip të Kryeministrit kosovar, Albin Kurti, që sipas ish-ambasadorit të dy erdhën në pushtet përmes parullave anti-korrupsion e për qeverisje të mira.

“I maskuar nën petkun e orientimit qytetar, e ndërton URË me Kishen Ortodokse Serbe, që pa hyrë në detaje tjera, nuk e njehë Malin e Zi si shtet e as vet kombin malazez ashtu siç nuk e njehë as shtetin e Kosovës”, shkruan në facebook, Anton Berisha.

“Ky mashtrues ashtu sikurse edhe prototipi i tij Kurti në Kosovë që përmes parullave antikorrupsion e qeverisje të mirë e marifeteve të tjera erdhën në pushtet, në fakt është bërë kryeministri i parë i Malit të Zi që e godet në traditë shtetin që përkrahu shqiptarët gjatë luftës në vitet ‘98-99 dhe që, në rrethana të ndërlikuara, njohu Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar tutje, zyrtari i LDK-së.

“E përkrahë plotësisht inciativën e presidentit Gjukanoviq për rrëzimin e të ashtuquajturit shqiptar Abazoviç nga pozita e kryeministrit i cili qartazi shfrytëzoi pozitën per realizimin e interesave serbomedha duke e goditur me thikë pas shpine shtetin e vet”, përfundon ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës.

Sot, në mëngjes, qeveria e Mali të Zi ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Malit të Zi. Kjo marrëveshje kundërshtohet nga partia e Gjukanoviqit që e mbanë në pushtet Abazoviçin, dhe pas njoftimit të sot është paralajmëruar rrëzimi i qeverisë malazeze.

Baby Boo