Jep dorëheqje Florim Besimi


Të nderuar qytetarë,
Të dashur bashkëpartiak, aktivist, shefa të shtabeve vendore dhe komunale,
Bashkë në këto zgjedhje bëmë kapërcimin më të madh elektoral dhe korrëm fitoren historike.

Jam i obliguar moralisht që të ju jap një sqarim miqësorë, për angazhimin, sakrificën dhe mundin që bëtë në terren për të siguruar fitoren plebeshitare të Bashkimit Demokratik për Integrim në çdo vendbanim, malësi dhe qytet.
Bashkë instaluam, organizim, frymë dhe mobilizim. Është nderë të ju përfaqsojë juve me dinjitet në Kuvendin e Republikës, por rethanat imponojnë të mar një vendim tjetër.

Jam shumë krenar që vota juaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes më të mirë koalicionuese që kemi arritur ndonjëherë në të kaluarën, përfshirë edhe kryeministrin e parë shqiptar të vendit. Marrëveshje, e cila u vleresua si historike nga të gjithë figurat relevante politike shqiptare. Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend.

Këtë vendim e solla në ditën e shpalljes së kandidatëve për ekzekutivin e ri të dalur nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 15 korrikut, dhe në konsultim dhe pajtueshmëri të plotë me Kryetarin Ali Ahmeti. Ky vendim, do të realizohet sipas ligjit dhe procedurave normative parlamentare.
Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit.

Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim.
Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara, gjithmonë bashkë dhe përherë për të mirën e përbashkët.
Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë,
Sinqerisht,
Florin Besimi-Lili

Baby Boo