Isa Mustafa zbulon detaje të padëgjuara më parë nga takimet me Kurtin: Po t’ia lija MPB-në, do të krijonte dosje për kundërshtarët


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur sot për raportin që ka me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Mustafa, në një intervistë në RTK ka deklaruar se, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër tij.

Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas Mustafës bën që kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranonte t’ia japë Ministrinë e Brendshme.

”Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtarët, linçime nga më të ndryshmet etj”, tha Mustafa.

Baby Boo