“Nuk ka tamponë për ty moj zemër”, në spital mungojnë tamponët (VIDEO)


Një nga problemet e denoncuara ditët e fundit është mungesa e tamponëve në spitale. Denoncimi me zë dhe figurë vjen nga “Panorama” ku një qytetare kërkon të bëjë tamponin në Spitalin e Elbasanit por përballet me infermjeren e cila me tone të larta i thot se nuk ka tampona.

Qytetarja: Më thatë se ka fare pak tampona aty.
Infermierja: Nuk ka tampona fare moj zemër. Ti po më vjen sot, unë kam 100 veta që presin. Nuk kam tampone për ty. Janë vetëm për urgjenca spitalore.

Mungesa e tamponëve është denoncuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se në këtë qark bëhen vetëm 5 tampona në ditë. “Qarku i Elbasanit vetem 5 tampone ne dite! 328 qytetarë presin prej nje jave te bejne testin.Por kryepidimiologu xhahil i Surrelit urdheron vetem 5 ne dite!

Inspektorja e policise me temperature, sorollatet pese dite per testin dhe nuk e ben dot sepse shefja e epidimologjise i thote se nuk ka teste! Ky eshte pseudokontrolli epidimiologjik i covid19 sipas standartit te xhahilit te Surrelit”- shkruan Berisha.

Baby Boo