Isa Mustafa i ashpër me Haradinajn: Jemi të gatshëm ta ndryshojmë Qeverinë


Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se janë të gatshëm për të bërë konfigurime të reja ne Qeveri, pë rata që “nuk e kuptojnë rendin qeverisës”. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se politikanët duhet të kenë kujdes që Serbia të mos i kuptojë përplasjet e brendshme.

“Qeverisja e vendit me prioritete luftimi i Pandemisë, rimëkëmbja ekonomike sikurse edhe dialogu për njohje reciproke, kërkon respekt institucional ndaj Qeverisë por gjithësesi edhe brenda Qeverisë. Një politikë qeverisëse dhe një zë qeverisës i bashkërenditur me Kryeministrin.”, ka shkruar ai.
Mustafa në këtë rast i është përgjigjur Haradinajt, i cili kërcënoi me largim nga koalicioni, nëse s’i jepet pozita e Presidentit.

Postimi i plotë:

Baby Boo