Fotografoi votën, shoqërohet në polici një person nga Kamenica (VIDEO)


Një person në Kamenicë është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka fotografuar votën ose për blerje vote. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar lajmin duke thënë se në vend të ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit. Por, në përgjithësi ai tha se në rajonin e Gjilanit procesi i votimit ka qenë i rregullt derisa njoftoi se pjesëtarët e policisë janë në vëzhgim.

Baby Boo