IS merr përgjegjësinë për vrasjen e çiklistëve


Grupi militant Shteti Islamik tha se merr përgjegjësinë për një sulm në Taxhikistan, ku mbetën të vrarë katër çiklistë të huaj.

Dy amerikanë, një zviceran dhe një holandez u qëlluan për vdekje të dielën, në qarkun Danghara, në juglindje të kryeqytetit Dushanbe, transmeton REL.

Tre turistë të tjerë po ashtu u plagosën.

Kjo është hera e parë që Shteti Islamik merr përgjegjësinë për një sulm në Taxhikistan, ndonëse nuk ofroi dëshmi për pretendimet e tij.

Dy persona të dyshuar për përfshirje në sulm u vranë nga autoritetet taxhike në një operacion, ndërsa katër të tjerë u arrestuan.

Baby Boo