IPKKF “Rinia” –Tetovë me aktivitete për festat e Nëntorit


IPKKF “Rinia” –Tetovë në vazhdën e aktiviteteve për festat e Nëntorit, sot kishin për vizitë përfaqësuesit e IN Biblioteka “Koço Racin”- Tetovë ku u vendos për bashkëpunim të ndësjelltë mes këtyre dy institucioneve. Iniciativa e IPKKF “Rinia” –Tetovë për krijimin e këndit ku do të ekspozohen libra të ndryshëm për fëmijë të moshave të fëmijëve që frekuentojnë çerdhen u prit me entusiazëm edhe nga stafi I bibliotekës. Ata ofruan ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre profesional në këtë sferë edhe në të ardhmen. Njëherit, për fëmijët tanë Biblioteka dhuroi një numër të konsiderueshëm librash në gjuhën shqipe dhe maqedone.
Poashtu njoftojmë prindërit e fëmijëve që janë pjesë e IPKKF “Rinia” –Tetovë, nga nesër (e premte) do të jetë I hapur edhe panairi I librit me moton “Dhuro një libër, pasuro këndin e çerdhes” , ku të gjithë ata që kanë dëshirë të vizitojnë panairin tonë do të mund të dhurojnë nga një libër që domosdo ky gjest do të ndihmojë fëmijët për të qenë më afër librit dhe për të ua ngjallur dëshirën për të lexuar.
Ju mirëpresim në aktivitetet tona në vazhdim! Çdo bashkëpunim me Ju prindër është I mirëseardhur!
Ta duam librin dhe t’I mësojmë fëmijët tanë të jenë më afër librit- kjo është moto e IPKKF “Rinia” –Tetovë.

https://www.facebook.com/100078406616408/posts/pfbid0eCHLMMXjiZo8N5t1RUUU4C3yDP6VN5teBcVdvDQHSXnkYgMWt3dySABNg7DWfJVsl/?mibextid=Nif5oz

Baby Boo