Interesimi për arsimin profesional mund të rritet, nëse ndryshohen programet mësimore


Programet mësimore në arsimin e mesëm profesional duhet të modifikohen dhe përshtaten në bazë të kërkesave të tregut të punës, kërkojnë nga Oda ekonomike. Drejtori Antoni Peshev tha se që nga viti 2007 është e qartë se ajo që po ndodh me arsimin e mesëm dhe sistemin arsimor në përgjithësi në vend nuk i plotëson nevojat e kompanive. Sipas tij, që ndryshimet të jenë të suksesshme duhet plotësuar disa kushte.

“E para është që ekonomia e cila inicion këtë lloj edukimi, ta pranojë stafin kur të mbarojë shkollën e mesme dhe t’u japë një pozicion korrekt brenda kompanive, edhe pse nuk kanë arsim të lartë. Kategoria e dytë është që shkollat e mesme ta monitorojnë dhe të sigurojnë staf që do të jetë i gatshëm të hyjë në procesin e sigurimit të kuadrove dhe aspekti i tretë është shteti si bartës i funksionit arsimor ta pranojë atë dhe programet mësimore të jetë i gatshëm t’i modifikojnë sipas nevojave të ekonomisë reale dhe ku duhet të punësohen këta të rinj”, tha Antoni Peshev, Oda ekonomike.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se tashmë rreth 400 kompani kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të pranuar nxënës në praktikë për ta bërë arsimin profesional më atraktiv dhe cilësor.
“Shkollat e mesme profesionale mund të jenë sërish zgjedhja e parë e nxënësve vetëm nëse në proces kemi një dialog social i cili do të bëhet mes kryetarëve të komunave, udhëheqësve të kompanive, drejtorëve të shkollave të cilët në mënyrën më të mirë duhet të intervenohet për të siguruar profesione të kërkuara në tregun e punës në të cilën mënyrë më të mirë mund të realizohet ajo”, u shpreh Jeton Shaqiri, ministër Arsimit dhe Shkencës.

Në vitin shkollor 2021-22, nga gjithsej 10.683 nxënës të regjistruar në arsimin e mesëm profesional, 1400 nxënës kanë zgjedhur arsimin e dyfishtë. Si drejtime më të kërkuara janë: makineria, elektroteknika, teknologjia kimike, ekonomiko juridiko tregtar dhe pylltaria.

Baby Boo