Interesim i ulët për vaksinim në Tetovë, nga 100 deri në 150 persona në ditë (VIDEO)


Interesimi për vaksinim në dy pikat e vaksinimit në Tetovë ka shënuar ulje për rreth 90 për qind. Për dallim nga shtatori kur në ditë vaksinoheshin rreth 1500 persona në ditë, tani numri i të vaksinuarve mezi arrin në 150 persona.

Pa dyshim se vërehet një ulje drastike e interesimit për vaksinim me dozën e parë që i kemi këto dy javët e fundit. Afërsisht brenda 24 orëve diku 50 deri në 100 apo 150 pacientë kemi që vaksinohen me dozën e parë, për dallim prej kohës së masave restriktive kur arrinim në 1500 pacientë në ditë. Unë apeloj gjithë qytetarëve që sa më parë të vaksinohen sepse e dinë tashmë e kemi përjetuar atë intensitet të gripit ne periudhat kur kemi ngritje drastike. Andaj sa më parë të vaksinohen që të mos na kthehet ajo periudhë që nuk e duam – deklaroi Besnik Mustafai. Mjek kujdestar.

“Tash e marr të dytën. Deri më tani ndjehem mirë po tutje nuk e di. Duhet me e marr gjithë”.
“Të dytën e mora. Mirë ndjehem mirë”.
“Për dallim prej rënies drastike të interesimit për dozën e parë të vaksinës këtu ne Tetovë, rritje ka të interesimit për dozën e tretë të vaksinës”.

Nga ana tjetër, gjendja me virusin korona në Tetovë edhe pse ka rritje të ulët të numrit të të hospitalizuarve, e njëjta paraqitet e qetë dhe stabile ndërsa në spitalin e qytetet janë të shtrirë tre persona. Sa i përket kontrolleve, në ditë në qendrat covid bëhen nga 10 deri në 20 kontrolle të cilat kryesisht paraqiten me klinikë të lehtë të virusit, informojnë nga spitali i Tetovës. Javën e fundit, nuk ka pasur asnjë të vdekur nga virusi korona në Tetovë.

Baby Boo