(VIDEO)Goditet me thikë lideri i opozitës koreane, del momenti kritik i sulmit


Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan.

Në Twitter tashmë është publikuar momenti i sulmit me thikë ndaj liderit opozitar.

Lee fillimisht u rrëzua në turmë dhe më pas në tokë, ndërsa disa njerëz përpiqen të frenojnë sulmuesin.

Pas therjes, ai u transportua me helikopter në spital, teksa mjekët sipas BBC, thonë se plaga nuk është kërcënuese për jetën.
Baby Boo