Interesim i madh për fondet shtetërore nga kompanitë


Mbi 320 kompani kanë dorëzuar aplikacione për projekte me bashkëfinancim nga Plani Qeveritar për rritje ekonomike. Përmes shtyllës së tretë që realizohet nëpërmjet Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik bashkë-financohen kompani me rritje të shpejtë. Kompanitë që posedojnë projekte të mira mund të marrin 70% nga shuma e investuar për inovacione. Kompanitë – mikro që punësojnë maksimum deri në pesë persona mund të marrin kompensim prej 30% për çfarëdo investimi, përfshirë edhe ndihmën për punësimin e personave të ri. Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), Jovan Despotovski shprehet se interesi është tre herë më i lartë nga pritjet.

“Projeksionet tona ishin se gjatë tërë këtij viti do të bëjmë marrëveshje me qindra kompani. Do të thotë, aktualisht sipas asaj që e kemi regjistruar, kemi interes trefish më shumë, për më tej do të shohim. Por, sipas këtyre numrave, kemi interes për trefish më shumë mjete nga ato që i kemi në dispozicion”, deklaroi Jovan Despotovski, drejtor i FIZHT-së.

Thirrja e parë e Fondit do të zgjatë deri në fund të muajit qershor. Parashihet që të bashkë-financohen projekte në vlerë të përgjithshme prej tre milion euro. Dy thirrjet tjera pritet të shpallen deri në fund të vitit. Përmes fondit për inovacione janë siguruar gjithsej 10.5 milion euro për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla, mikro dhe të mesme.

Baby Boo