fbpx

Interesim i lartë te bujqit për tokat shtetërore

Interes i madh për arat shtetërore. Më shumë se 300 bujq dhe kompani bujqësore kanë aplikuar për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore deri në 3 hektarë. Ndryshe nga e kaluara , tani me këtë thirrje bujqit vetë mund të deklarojnë se cilat ata të lira shtetërore i duan t’i marrin me qira. Për këtë do t’u duhet edhe raport gjeodezik.

Me këtë japim mundësi për tokë jo tërheqëse që është e papërpunuar për vite të tëra që në mënyrën më të thjeshtë fermerët të vijnë dhe të lidhin kontratë”- tha Ljupço Nikolovski, ministër i Bujqësisë.

Në thirrjen publike që u publikua një muaj më parë u ofrua e gjithë toka bujqësore shtetërore ose për 34 rajone dhe parcela që nuk janë tërheqëse dhe janë të klasës më të ulët.

Nga Ministria e Bujqësisë informojnë se në vijim është edhe thirrja publike për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit nën serra. Ajo zgjat deri në 17 janar dhe priten më shumë se 20 aplikime. Bujqit dhe kompanitë bujqësore me pronësi të plotë të tokës do të mund të aplikojnë për fonde evropiane.

Në vitin 2019 do të shkojmë një hap para edhe me kulturat e tjera bujqësore, sidomos aty ku kemi plantacione disa vjeçare që t’u mundësojmë qytetarëve, fermerëve dhe biznesmenëve, ata të cilët kanë koncesion në tokën bujqësore të bëjmë një hap para drejt shitjes”- theksoi Ljupço Nikolovski, ministër i Bujqësisë.

Interesi edhe për shpalljet e tjera është i madh, thotë ministri, sidomos për investime për 23 parcela atraktive për ndërtimin e verarive, objekteve të përpunimit, thertoreve, serave, impianteve të reja të prodhimit, tek investitorët vendas dhe të huaj. Në këtë thirrje priten investime prej më shumë se 20 milion euro.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.