Instituti për të Drejtat e Njeriut: duhen reforma urgjente në gjyqësor


Lëndët gjyqësore stërzgjaten në labirintet e institucioneve të drejtësisë. Ky është qëndrimi i prerë i avokatëve të përfshirë në analizën e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Institutit për Politikat Europiane dhe Shoqatës së Avokatëve të Rinj nga Maqedonia. Avokatët janë të ndarë vetëm në gjykatat, sipas tyre, që vonojnë lëndët.
45,1 % e tyre vlerësojnë se lëndët që stërzgjaten janë ato që kalojnë në shkallën e dytë, apo Gjykatën e Apelit, 38,7 % thonë se vonesat më të mëdha i shkakton shkalla e parë apo Gjykata Themelore.
“Shumë lëndë po stërzgjaten, ato po kalojnë edhe si lëndë të vjetruara, vonon edhe dorëzimi i raportit final nga njëra shkallë e gjyqësisë në tjetrën. Avokatët po ashtu dhanë edhe vërejtjet e tyre në procesin e vendimmarrjes në disa lëndë sipas meritokroacisë, sidomos në Gjykatën Administrative, ku shumë pak janë ato lëndë ku është vendosur sipas meritave dhe kjo është një praktikë e cila vazhdon nga viti në vit”,- u tha nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.
Një pikë referimi në këtë analizë ka qenë edhe Raporti i Pribesë, ku kërkohen reforma prioritare. Por, nga Instituti për të drejtat e njeriut përkujtojnë se qëllimi i reformave është të përfitojnë qytetarët, e jo të bëhen vetëm pse i rekomandon BE.
“Ne do të duhet të fokusohemi që çdo lloj reforme, e sidomos në gjyqësor, dhe nga këto reforma si obligim të na mbetet mënyra dhe përfitimi të cilin do ta kenë qytetarët, ndërsa si vlerë e shtuar të na jetë anëtarësimi dhe obligimet të cilat i kërkon Bashkimi Europian. Por, tek ne është e kundërta, ne si prioritet e kemi obligimet të cilat na japin institucionet e Bashkimit Europian, pastaj shohim a do të marrim datë për fillimin e bisedimeve, apo a do të na pranohet kjo reformë apo jo, vetëm sa për të kaluar atë, ndërsa kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të jenë në rend të dytë”,- u shpreh drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut, Mirosllav Draganov.
Ata kërkojnë gjithashtu që të depolitizohet zgjedhja e gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Të largohet artikulli nga sistemi i përgjegjësisë disiplinore dhe shkarkimi i gjyqtarëve sipas dëshirave politike, por të vlejë procesi i vlerësimit të tyre sipas pikëve të fituara.
Po ashtu u kërkua edhe një rol më aktiv i Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave më të larta në mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit nga ndikimet politike.
Baby Boo