Thirrje për dorëheqje të kokave të MPB-së, pse u lejua arratisja e Gruevskit?!


Në rrjetet sociale po kërkohet dorëheqja e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski dhe zyrtarëve të lartë të MPB-së, të cilët lejuan që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të arratiset dhe të jetë i pakapshëm për organet e rendit, përcjellë INA.

Gruevskit si ish-kryeministër sipas ligjit i ka takuar siguri 24 orëshe nga ana e MPB-së. Për të ishin angazhuar gjashtë trupëroje të punësuar në MPB, gjegjësisht nga Drejtoria e gjashtë e kësaj ministrie. Shefat e kësaj drejtorie nuk kanë pasur të drejtë sic thuhet të pyesin punonjësit e tyre se ku gjendet Gruevski, derisa të mos ketë urdhërarrest apo vendim nga Gjykata Penale.

Megjithatë në rrjetet sociale shumë aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë shkruar se MPB dhe shefat e kësaj ministrie mbajnë përgjegjësi për arratisjen e tij dhe lejimin që kjo të ndodhë pas disa ditëve që ishte dashur të paraqitet në burg. “Mjaft me defilime, po kujtoheni se ky popull është aq budalla. Si lejohet një njeri shumë i rrezikshëm dhe me shumë vepra të lejohet të arratiset”, ka shkruar një qytetar në facebook.

Por më në fund është lëshuar fletëarresti ku thuhet: Nikolla Gruevski, i lindur më 31.08.1970 në Shkup, nga babai Talo dhe nëna Nadezhda, kërkohet për për shkak të vuajtjes së dënimit me burg në afat prej dy viteve për kryerje të veprës penale – përfitim të shpërblimit për veprime të paligjshme sipas nenit 359 të Kodit penal”, shkruhet në urdhërarrest.(INA)

Baby Boo