Institucionet e sigurisë: Ja pse serbia na lëshoi atë alarm për bombë


Sipas një burimi nga institucionet e sigurisë, emaili i pranuar sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku thuhej se ka një bombë, ka qenë në gjuhën arabe. Ky burim, tha për KosovaPress se ky email ishte i mangët dhe kot, me qëllim që ta rrisin ndjenjën e pasigurisë dhe ta sabotojnë infrastrukturën kyçe në Republikën e Kosovës.

“Në kohën kur u mbyll rruga me barrikadë në anën serbe të kufirit në Merdarë, rruga kryesorë të cilën e kalojnë mërgimtarët shqiptarë të Kosovës, Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.

Edhe pse, emaili është shkruar në gjuhën arabe, hetimet kibernetike kanë treguar se bëhet fjalë për një email të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia”, thotë ky burim, përcjell Klankosova.tv.

Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë dyshuar se format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia.

Po i njëjti burim thotë se, edhe rasti i sotëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë të sakta.

Baby Boo