Instagram shton një opsion për gjuhën e urr*ejtjes


Instagram ka lançuar një seri opsionesh të reja për të mposhtur abuzimin që vjen nga llogaritë shqetësuese dhe problematike. Një prej opsioneve i lejon përdoruesit të fshehin automatikisht komentet nga çdokush që nuk i ndjek.
“Qëllimi i ‘Limits’ është të ndalojë valët e abu*zimit që vijnë nga llogaritë që përpiqen të përfitojnë nga momenti”, tha Instagram.

“Limits” është i ngjashëm me “Restrictions”, por në ndryshim nga ai, lejon kufizimin e ndërveprimit me grupet. Përdoruesit mund të zgjedhin të limitojnë komentet dhe mesazhet. Mesazhet dhe komentet e kufizuara do të qëndrojnë të fshehura deri në momentin që përdoruesi i pranon. Përveç kësaj, mund të zgjidhet edhe periudha kohore e kufizimit.

Prej ditës së sotme, “Limits” është i disponueshëm globalisht. Gjithashtu, përdoruesit që do të vazhdojnë me komentet ab*uzive do t’iu fshihet llogaria automatikisht. Shumë shpejt, Instagram do të shtojë filtrin “Hidden Ëords”, të fjalëve të fshehura që përdoruesit nuk duan t’i shohin, fjalive apo emoji-ve.

Baby Boo