Irani tallet me foton e Vuçiqit, në këtë rast duke poshtëruar Trumpin


Në kanalin e saj në Telegram, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) publikoi fotomontazhin që tregon Komandanti më i lartë i Rojeve Revolucionare të Iranit, Gjeneralin Major Hossein Salami duke u ulur në karrigen e Presidentit Trump në Zyrën Ovale, ndërsa Trumpi shihet ulur para tij i poshtëruar në karrigen ku ishte ulur presidenti serb Vuçiq.

Në mur është një portret i Ajatollah Ruhollah Khomeini dhe Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, dhe Ministri i Jashtëm Zarif dhe zëvendësi i tij Abbas Araghchi shihen në këmbë dhe duke vëzhguar anash, me dy flamur iranian dhe një amerikan pas tyre dhe zyrtarët amerikanë që qëndrojnë më larg.
Në fund është një citat nga Khomeini: “Unë e them këtë me vetëbesim: Islami do t’i nënshtron superfuqitë me poshtërim.

Baby Boo