Inspektorët e Tregut në aksion!


Inspektorati Shtetëror i Punës njoftoi se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune për të dielën ditë jopune, prej sot do të vendosë kujdestari të dielën nëpër rajone, në të cilat punëtorët mund të denoncojnë nëse iu janë shkelur të drejtat në lidhje me punën në të dielën.

“Njoftohen të gjithë punëdhënësit se prej 01.01.2022 hyjnë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.288/2021) me të cilat në nenin 134 paragrafi 2 është rregulluar se ‘ditë e pushimit javor është e diela’, përkujton Inspektorati.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.288/2021) mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://dit.gov.mk/?page_id=624 dhe Rregulloret të cilat dalin nga ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://dit.gov.mk/?page_id=622

Punëtorët te punëdhënësit e tregtisë me shumicë dhe pakicë, ditën e pushimit vjetor e shfrytëzojnë në përputhje me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti (Gazeta zyrtare nr.295/2021), të cilin mund ta gjeni në linkun në vijim: https://dit.gov.mk/?page_id=624

Para fillimit të kryerjes së punës të dielën, punëdhënësit janë të obliguar që ta njoftojnë Inspektoratin Shtetëror të Punës në formular të shënuar – Njoftim për kryerjen e punës të dielën, i cili mund të gjendet në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror të Punës në linkun në vijim: https://dit.gov.mk/wp-content/uploads/2018/02/%D0%9E%D0%B1%D1%80%D0%B0%D0%B7%D0%B5%D1%86-izvestuvanje-za-rabota-vo-nedela.pdf

Njoftimin për kryerjen e punës të dielën, punëdhënësit mund ta dorëzojnë në mënyrë elektronike [email protected] ose në arkivat e njësive rajonale të ISHT si dhe në arkivin qendror në selinë e ISHP në bulevardin Aradhet Partizane nr. 48 A, Shkup.

Informacione shtesë për njësitë rajonale, rajonet dhe kontakt informacione dhe numrat e telefonit të inspektorateve nëpër njësi rajonale mund t’i merrni në linkun në vijim: https://dit.gov.mk/?page_id=192

“Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, Inspektorati Shtetëror i Punës vendos kujdestari të dielën sipas rajoneve. Inkurajojmë të gjithë punëtorët të cilëve do t’u shkelen të drejtat e punës të dielave, në kundërshtim me ligjin, të paraqiten në Inspektoratin Shtetëror të Punës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Denoncimi mund të bëhet në disa mënyra: në ueb-faqen e ISHP (https://dit.gov.mk/) në mënyrë anonime ose si denoncim nga një parashtrues i njohur, duke paraqitur një aplikacion në arkivat e zyrave rajonale dhe në selinë e ISHP nga e hëna në të premte nga ora 8.30 deri në orën 16.30, nëpërmjet call center në numrin 15131 nga e hëna në të premte nga ora 8.30 deri në orën 16.30 dhe të dielën duke filluar nga data 02.01.2022 nga ora 8.30 deri në orën 16.30 tek inspektorët kujdestarë sipas qarqeve (informacion me të dhënat për inspektorët kujdestar të dielave në janar 2022 mund t’i merrni në linkun e mëposhtëm: https://dit.gov.mk/?p=9833 https://dit.gov.mk/?p=9833

“Me këtë njoftim, Inspektorati Shtetëror i Punës dëshiron të theksojë edhe një herë se gjatë inspektimeve prioritet do të jetë zbatimi konsekuent i këtyre normave ligjore, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës

Baby Boo