Inspektorati s’mund të ndërhyjë në çmimet e spitaleve private!


Në uljen e çmimeve të shërbimeve mjekësore në spitalet private, nuk mund të ndërhyjë as Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Drejtori i Inspektoratit, Stojko Paunovski tha se mund të ndërhyjnë në çmimet si ajo për derivatet e naftës, pasi ata formohen me nivel shtetëror, por në spitalet private nuk kanë kompetencë të ndërhyjnë.

“”Në Maqedoninë e Veriut, si në tërë Evropën sundon ekonomia tregtare dhe ajo që është e ndaluar, gjegjësisht ajo që ka çmim të formuar në nivel shtetëror, ja do të marr shembullin e derivateve të naftës, aty mund të ndërhyjmë nëse ka rritje apo ulje të çmimeve. Ju e dini, se vitin e kaluar, kur kishim gjendje të jashtëzakonshme, pjesë e masave ishin disa produkte, të cilëve ndalohej t’u rritet çmimi. Kemi pranuar të jemi ekonomi tregtare, dhe këtu, por besoj se nga Agjencia e Barnave do t’u përgjigjen edhe më mirë. Megjithatë, nuk kemi aspak kompetencë t’i ndjekim rritjen e çmimeve”, tha Panovski

Baby Boo