‘Inshallah’: Momenti kur Biden përmendi një frazë e cila i përket fesë muslimane


Kandidati për president të SHBA’ve nga radhët e Demokratëve Joe Biden njihet për tregimet e tij të cilat ndonjëherë kanë të bëjnë me rininë e tij ndonjëherë me disa kujtime që lidhen me babain e tij e një gjë e tillë nuk i shpëtoi as në debatin që kishte përballë Trump që u ndoq në masë të madhe nga të gjithë dhe u përcoll me komente të ndryshme.
E pikërisht gjatë këtij debati Biden përmendi një frazë e cila i përket fesë muslimane ‘’Inshalllah’’.

Ishte momenti kur Trump po pyetej nëse kishte paguar taksat rregullisht, dhe Biden e pyeti nëse se ka bërë këtë kur do ta bënte.
‘’Miliona dollarë, dhe do i shohësh edhe ti’’, tha Trump, kur u pyet se sa shumë ka paguar taksa.
‘’Kur?’’ ia ktheu Biden. ‘’Inshallah.’’

Kjo frazë nga 77 vjeçari, i cili i përket fesë së krishterë nuk iki pa u bërë viral në rrjetet sociale. Madje përdoruesit e Tëitter ende iu dukej e pabesueshme se ai kishte thënë këtë gjë, por ishin anëtarët e fushatës së Biden të cilët pohuan se ai kishte thënë këtë gjë. Kjo frazë ka kuptimin ‘’Dashtë Zoti’’ në gjuhën arabe, por më shumë përdoret në formën e përgjigjes sikur ‘’nuk do ndodh’’ ose ‘’nëse ndodh ndonjëherë’’.

Baby Boo