Iniesta i jep lamtumirën kombëtares së Spanjës


Andres Iniesta ka konfirmuar largimin e tij nga kombëtarja e Spanjës, njofton Koha.net.

Nuk ka qenë largimi më i mirë për të, pasi Spanja u eliminua në penalti nga Rusia.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Spanjën. Një magji e mrekullueshme ka mbaruar. Ndonjëherë fundi nuk është ashtu siç e ëndërron”, ka thënë legjenda spanjolle.

131 ndeshje ka Iniesta me Kombëtaren e tij dhe ka shënuar 13 gola ku më vendimtari ka qenë ai i finales së Kupës së Botës përballë Holandës.

Baby Boo