Makinat “notojnë” në ujë/Moti i keq përfshin Suboticën


Subotica dhe zona përreth mbrëmjen e djeshme u goditën nga një stuhi e fuqishme që shoqërohej nga bubullima, vetëtima dhe erëra të forta. Reshjet e shiut përmbytën shumë rrugë të qytetit dhe periferisë.

Qytetarët e Suboticës në rrjetet sociale kanë publikuar rrugët e bllokuara nga uji, ndërkaq më tepër ka pësuar mbikalimi afër stacionit të trenit, ku uji që kapte thellësinë prej një metri bllokoi komunikacionin.
Sipas mediave serbe, shiu i madh u ndal rreth orës 23:00.

Baby Boo