Iniciativë “Diaspora Proteston”



Të nderuara motra dhe vëllezër të Uskanës së lashtë. Si që jeni të informuar nga rrjetet sociale, për iniciativën e lartëpërmendur organizuar nga mërgata kërçovare këtu nga Zvicra, se nisma është e vërtetë, kështuqë mirëpresim çdo përkrahje, këshilla, sugjerime, pse jo dhe kritika përmbajtësore, por pa u dhënë atyre kahje personale apo politike. Sepse iniciativa është apolitike, s’është kundër askërkujt dhe njëkohësisht i shërben të mirës së përgjithëshme.

Dëshmi rreth këtyre argumenteve janë vetë faktet se është po e njëjta mërgatë kërçovare e cila ka qenë organizatore e ardhjes për të votuar, që Kërçova të drejtohet nga Kryetarë shqiptarë dhe se është nismëtare e shumë aksioneve tjera me karakter kulturor-sportivë, atëdhetar dhe gjithçkaje tjetër që ka qenë në shërbim të vendëlindjes e njerëzve tanë sa herë që ka patur nevojë, pa shfaqur asnjë interes, sikurse edhe në këtë nisëm motivi qëndron vetëm te dashuria që ushqejm ndaj vendit dhe njerëzve tonë.

Kur jemi te qeverisja lokale, po ashtu jemi të sigurt si Ju edhe ne, se vitet e fundit që nga koha kur komuna frymon shqip është ecur me hapat e duhur, në drejtim të duhur, si në qytet edhe në rrethin. Pra pa hedhur poshtë të arriturat dhe sukseset në disa fusha, gjithashtu duhet të kemi kurajon për të thënë hapur rreth problemeve që egzistojnë e që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë. Për disa problematika jemi të vetëdijshëm se duhet të kemi pak durim, sepse ka edhe prej atyre që nuk bëhen apo zgjidhen mbrenda natës, sikundër faktit që ka fenomene nga e kaluara të cilat janë tepër shqetësuese, problematika të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e popullatës sonë e të cilave u ka ardhur fundi për ti eleminuar. Në veçanti ngjarjet e fundit për të cilat jemi dëshmitarë okular, duke mos mbyllur sytë për asnjë çast, si që është përbindëshi i marrjes të shumë jetëve, Termocentrali i Osllomesë si dhe deponit e egra të mbeturinave, të cilat gradualisht helmojnë në heshtje edhe atë pak popullat të ngelur në trojet tona, e të cilave duhet gjetur zgjidhje e menjëherëshme.
Andaj me forcën e ndërgjegjes kërkohet nga organet kompetente, që pa kompromis të gjejnë zgjidhjen e duhur të cilat i kemi artikuluar në kërkesat e poshtëshënuar për të cilat pikërishtë kemi ngritur këtë iniciativa e cila konsiston;

1- Largimi i deponis së egër.
2- Që TEC i Osllomesë mos fillojë të punojë pa u ndërruar filtrat.
3- Fabrika e Osllomesë të ndalojë hedhjen e mbeturinave në teritorin e saj.
4-TEC i Osllomesë meqë dëmton rrugën me makinerit e saj të marr për obligim që të rregulloj rrugën me të gjitha parametrat bashkohore nga segmenti i udhëkryqit të fshatrave Garanë e Cërvicë deri në udhëkryqin e rrugës magjistrale Tuhinë-Sërbicë.
5- Kërkojm takim nga organet udhëheqëse të TEC të Osllomesë në javën e tret të korrikut dt 20.07.2018
– Për këtë iniciativ qytetare do të njohtohen të gjitha organet kompetente në nivel lokal, qëndror si dhe organizatat ndërkombëtare dhe Ambasada e BE-së dhe SHBA-së.

Për çdo paqartësi dhe info shtesë jemi të hapur për bashkëbisedim.

Më respekt, e shpres për mbështetje dhe mirëkuptim!

Mërgata kërçovare nga Zvicra, Gjermania,Austria dhe Italia. Deri më tani 12 Shoqata Kërcovare janë mbledh dhe kanë Krijuar Këshill Organizativ për Protesta që do mbahen më 24.07.2018 në Cërvicë , Kryetar i Këshillit Organizativ Bukurim Xhaferi (unë) jetoj dhe punoj në zvicër dhe jam apolitik!

Baby Boo