Turqia dërgon anijet ushtarake në brigjet e Qipros: Greqia i kërkon ndihmë Francës


Ndërkohë që Greqia përpiqet të gjejë më shumë aleatë duke patur në krah presidentin e Francës Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren duke njoftuar dërgimin e anijeve ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit. Mediat greke njoftojnë sefundmi se marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.

Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë. Krahas kësaj një numër i madh anijesh ushtarake turke gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis” e cila po kryen kërkime. NATO i ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet ndërsa NATO është disi më e ekuibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon. Më herët kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”. Po ashtu Greqia synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim.

Baby Boo