Infermierja lëshon akuza se babi që e denoncoi për rrahjen e fëmijës është i sëmurë mental


Një prind nga Prishtina e ka raportuar në polici një infermiere nga një spital privat i cili gjendet në dalje të Prishtinës, duke thënë se ajo ia ka goditur me shuplakë foshnjën e porsalindur. Pas akuzave ka reaguar infermierja e spitalit. Shukrane Maloku ka mohuar akuzat e babait duke e quajtur atë të sëmurë mental. Me rastin është duke u marrë policia e Kosovës.

Një prind i ri ka raportuar një rast rrahje të bebes së tij nga një infermiere, në Policinë e Kosovës. Derisa e kishte dërguar gruan e tij për të lindur në një spital privat, ai thotë se kishte parë një grua tjetër e cila besohet se është motër medicinale ta ketë goditur fëmijën e porsalindur me shuplakë.

Ky prind thotë se infermierja e spitalit ka lënë gërvishtje në fytyrën e foshnjës së tij. Këtë rast ai e ka raportuar në policinë e Kosovës. Këta të fundit janë parë në ambientet e spitalit si dhe e kanë intervistuar prindin dhe infermieren në fjalë.

Por, punëtorja medicinale, Shukrane Maloku e cila e ka trajtuar foshnjën po i mohon akuzat e babait. Ajo thotë se nuk e ka prekur me dorë foshnjën.

“Nuk është aspak e vërtetë. Kam qenë duke ia ndërruar pelenën foshnjës dhe në këtë moment ka ardhur ai duke më akuzuar ‘pse e rrahe beben, pse ja bëre kështu’. Nuk dija asgjë për çfarë fliste”, ka deklaruar aj.

Maloku tregon se pas kësaj ngjarje ka shkuar në dhomën e nënës së foshnjës. Thotë se nëna lehonë ka deklaruar se burri i saj është pak i stresuar dhe nervoz. Ajo pohon se gërvishtja në fytyrën e foshnjës ka ndodhur pas akuzave të babait. Ajo e akuzon babain e foshnjës se është i sëmurë mental .

“Nëna më tha mos ta ndien se burri është pak i stresuar dhe nervoz. Në prezencë kanë qenë edhe familjarët e saj dhe vëllai i saj më ka kërkuar të shkoj në shtëpi se do ta zgjidhin vet këtë problem. Edhe ai tha se dhëndrri i tyre nuk është mirë dhe është nervoz”, ka deklaruar Maloku.

“Më ka kërcënuar se si të dal nga spitali do të më vrasë. Prandaj kam vazhdu me ndejt në spital dhe pastaj ka thirrur Policinë dhe hetuesinë”, ka thënë ajo, për Gazetën Shneta.

E rreth këtij rasti, Gazeta Express, ka biseduar ehde me policinë e Kosovës. Këta të fundit kanë konfirmuar se është hapur rast për sulm.

“Me datën 05.05.2018 në stacionin policor jugu në Prishtinë, është hapur një rast sulm, i cili ka ndodhur në lagjen Veternik. Rasti po hetohet nga ana e policisë”, kanë thënë zyrtarë të policisë në Prishtinë

Baby Boo