Ahmeti për rastin “Regjistrimi”: E kam dhënë deklaratën më herët për shkak se agjendën e kam pasur të ngarkuar


Ali Ahmeti, para gazetarëve theksoi se dje ka dhënë deklaratë në prokurori për rastin “Regjistrimi”.
Ahmeti shtoi se deklaratën e tij e ka dhënë më herët me mirkuptim edhe të prokurorisë për shkak se siç thotë e ka pasur agjendën e ngarkuar.

“Agjenda ime ka qenë e planifikuar që në orën 10 kam pasur takime krejtësishtë tjera dhe kemi arritur mirkuptim me Prokurorinë që deklarata ime të bëhet në ora 8:30. Më vjen keq për këtë sepse nuk ka pasur asnjë qëllim asnjë prapavijë në këtë drejtim por as edhe teori konspirative. Të gjithë e dini është një proces lidhur me regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, unë kam bërë deklaratën time përpara organeve të drejtësisë. Atë kohë ka qenë tepër vështirë situatë e tensionuar deri në përmasa mes etnive. Janë bërë përpjekje si deputetë si njerëz që kemi përgjegjësi që ai regjistrim të shtyhet, me qëllimin më të mirë që të mos krijohen probleme në shtet. Shumë kush në atë periudhë ka qenë i interesuar që vendi ynë të destabilizohet, që Parlamenti si i tëri që ka qenë në këtë aktivitet për ta menaxhuar situatën. Kemi vlerësuar të gjithë bashkarisht që ky regjistrim të spostohet”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Baby Boo