Infermierja e Infektivës i drejtohet ministrit: Mos bëni shaka me 300 euro, ne po bëjmë humanizëm, paratë merrni ju


Aida Hasanaj, infermiere në Infektivë në QKUK, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për t’ua ndarë nga 300 euro shpërlbim personelit mjekësor në të këtë gjendje që po punojmë pa pushim.

Hasanaj ka thënë se nuk kanë nevojë për ato para sepse ata po bëjnë humanizëm, ndërsa ka shtuar se famën dhe pasurinë le t’i marrin ata, duke iu drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ky është reagimi i saj i plotë:
Për Z.Bislim Bislimi – Minister i Financave
NGA:Aida Hasanaj

Duke marrë parasyshë faktin se Klinika Infektive çdo ditë përballet me fluks të madh të pacientvë më Sëmundje Ngjitëse e sidomos ditëve te fundit me rastet COVID -19,si kuadër ne Kliniken Infektive,kolegët e klinikave tjera ikin nga ne, arsyeja se jena punetor te Infektivit,ose dalin në punë një her ne javë, e mos te flasim se jemi te keratinuar me teper se 3 javë duke pas frikë ti takojmë më të dashurit tanë( fëmijët, prindrit)etj…… e ju zoti minister na krahasoni te barabart !!

I nderuar Z.Bislimi a nuk është ky diskriminim që ju të na shpërbleni me 300 €…..
Në qoftë se jemi të barabart më kolegët nëpër klinikat tjera pse u dashka që të sakrifikojm shëndetin tonë, duke rrezikuar edhe jetën siç është rasti i koleges nga Klinika Infektive që u infektua nga pacientat me COVID-19.
I nderuar Z.Bislimi cili është fai jonë në këtë rast,zbatimi i rregullave që varet nga ju apo vullneti jonë për ti dal në ndihmë çdo qytetari të pa fajëshem që është braktisur nga (QEVERIJA&KUVENDI)
Në kontest të asaj që paraqita si më sipër, JU LUTEM mos na injoroni me nga 300€…ne kemi zgjedh profesionin human …ndersa pasurin,famen dhe pushtetin ua lamë juve!

Baby Boo