Infermieri amerikan del pozitiv në test tetë ditë pasi e mori vaksinën anti-covid


Një infermier 45 vjeç nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 mbi një javë pasi e mori vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Infermieri më 18 dhjetor njoftoi përmes një postimi në Facebook se e ka marrë vaksinën e miratuar për përdorim të zhvilluar nga kompania amerikane “Pfizer” dhe kompania gjermane “BioNTech”. Ai i tha një televizioni që dorën e ka pasur të pezmatuar për një ditë por më pas s’ka përjetuar efekte tjera anësore.

Gjashtë ditë më vonë në Natën e Krishtlindjeve ai u sëmur pasi punoi në një ndërrim në repartin për Covid-19. Ai më vonë përjetoi dhimbje të muskujve dhe plogështi. Ai shkoi në një qendër mobile të testimit dhe doli pozitiv në testin për Covid-19 një ditë pas Krishtlindjeve thuhet në raport. Christian Ramers, specialist i sëmundjeve ngjitëse në Qendrën e Shëndetit Familjar në San Diego tha se ky skenar nuk ka qenë i papritur.

“E dimë nga testimi i vaksinës se do të nevojiten 10 deri në 14 ditë që vaksina ta fillojë krijimin e mbrojtjes. Mendojmë se doza e parë ju ofron 50 për qind mbrojtje dhe keni nevojë për dozën e dytë që mbrojtja të arrijë deri në 95 për qind” shtoi ai.

Baby Boo