Infermieret e pakualifikuara ia thyejnë këmbët të porsalindurit gjatë lindjes


Disa pamje shqetësuese kanë treguar se si infermieret e pakualifikuara që angazhohen për të ndihmuar gjatë procesit të lindjes në Rusi, kanë thyer këmbët e një të porsalinduri gjatë lindjes.

Në këto fotografi të publikuara në medieve të huaja, shihet se sit ë dyja këmbët e foshnjës kanë marrë ngjyrë të kaltër të errët pasi dy gra amatore nuk kanë reaguar ashtu siç duhet gjatë lindjes së tij.

Këto infermiere janë munduar që foshnjën ta nxjerrin nga barku I nënës duke ia tërhequr këmbët me forcë dhe kishin refuzuar t’i lajmëronin mjekët pasi që frikësoheshin se do të mbajnë përgjegjësi [ër veprën e bërë.
Megjithatë, kur panë se gjendja e gruas shtatzënë po rëndohej, ato vendosën ta dërgojnë në spital. Për fat të mirë, stafi i spitalit arriti t’i shpëtonte nënën dhe foshnjën.

“Foshnja është lindur me thyerje dhe lëndime të tjera serioze për shkak se nëna kishte vendosur të paguante asistente private për ta kryer lindjen në shtëpi në vend se të shkonte në spital”, tha zëdhënësja Oksana Kozlova.

Baby Boo