Kirurgji robotike në klinikën e neurokirurgjisë në Shkup (VIDEO)


Klinika e Neurokirurgjisë vitin e ardhshëm do të fillojë me ndërhyrje kirurgjike robotike. Roboti i cili do të kryejë këto intervenime njihet si roboti “Da Vinçi” ndërkaq pos robotit ministri i Shëndetësisë paralajmëroi edhe për një metodë tjetër moderne për shërimin e pacientëve e cila deri më tash nuk aplikohet në asnjë nga vendet e rajonit. Autoritetet Shëndetësore presin që fillimi i zbatimit të këtyre trajtimeve moderne të përmirësojë dukshëm procesin e shërimit tek pacientët.

Planifikojmë të vendosim edhe dy metoda të reja gjatë vitit të ardhshëm, e para është salla hibride e cila do të ketë angeograf mobil të lëvizshëm diçka që nuk është në vendet e rajonit dhe roboti ‘Da Vinçi’ për fillimin e kirurgjisë robotike. Të gjitha këto janë metoda moderne Evropiane të cilat dukshëm e lehtësojnë procesin e shërimit të pacientëve tanë, e zvogëlojnë kohën e trajtimit si dhe mundësojnë rezultate më të mira përfundimtare”- u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë tha se në këtë Klinikë pranohen pacientë me gjendje të rëndë shëndetësore nga e gjithë Maqedonia, duke shtuar se më të shpeshta janë rastet e aksidenteve të trafikut të cilat ndodh që përfundojnë edhe tragjikisht.

Frekuentimi më i lartë i pacientëve në Klinikën tonë është gjatë muajve të verës kur trafiku është më i ngarkuar dhe me këtë shtohet numri i rasteve traumatike. Për ndryshe brenda vitit kemi pasur numër të pacientëve ngjashëm si viteve të kaluara. 8:15 Ka pacientë të cilët qëndrojnë në hospitalizim disa ditë, por kemi pacientë të cilët qëndrojnë deri në 90 ditë. Bëhet fjalë për pacinetë të lënduar rëndë dhe në rrezik dhe e kanë të nevojshme të kenë ndihmë mjekësore për çdo ditë sipas standardeve”- theksoi Vladimir Rendevski, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë – Shkup.

Sipas të dhënave të regjistruara, në repartin Intenziv të kësaj Klinike në nivel vjetor trajtohen rreth 700 pacientë. Gjatë vitit të kaluar në këtë repart janë punësuar gjashtë infermiere dhe dy anesteziolog specialistë ndërkaq drejtuesit e kësaj Klinike thanë se planifikohen edhe punësime të tjera. Ky repart ka kapacitet prej 11 shtretërve./alsat-m

Baby Boo