Infektologu Fadil Cana kritikon masat e reja kundër Covid-19 në Maqedoni


Infektologu Fadil Cana ka kritikuar edhe disa nga masat të cilat do të nisin zbatimin nga dita e hënë. Ai tha se, është diskr*iminuese që personat të cilët kanë kaluar virusin korona e nuk janë të vaksinuar të jenë të kufizuar në lëvizje ose lëvizja e lirë e tyre të vlej vetëm 45 ditë pas shërimit nga Covid 19. Siç vlerëson infektologu Fadil Cana, transmetues të virusit janë edhe të vaksinuarit me dy doza.

Tash për tash, personat të cilët e kanë kaluar Covidin nuk kemi raste që janë rikthyer. Dhe, nëse duhet të jetë e privilegjuar për frekuentimin e atyre hapsirave në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, duhet pikërisht kjo kategori të ketë prioritet, pastaj kategoria e vaksinuar. Vallë çka do të bëheshte me personat të cilat kanë dy vaksina të marra, kanë çertifikatë por nuk e kanë kaluar Covidin dhe ja flasim hipotetikisht, pas një muaji ai me çertifikatë frekuenton një ambient të mbyllur por ai është pozitiv pasiqë dëshmitë nga përvoja jonë klinike flasin se ato persona mundet përsëri të prekn nga virusi”, deklaroi Fadil Cana, infektolog.

Baby Boo