Eksperti i komunikacionit tregon sa orë i lejohet shoferit të autobusit të vozisë brenda një drejtimi


Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka treguar se deri në sa orë lejohet që një shofer i autobusit të vozisë brenda një drejtimi.
“Sa i përket llojeve të transportit, vendin e parë e nxë transporti mbi goma pasi është më i rëndësishmi. Ndërsa për momentin transporti më i sigurt është transporti ajror, kurse sa i përket shpeshtësisë është rrugori dhe hekurudhori”.

“Ligji për Transportin Rrugor, neni 57, paragrafi i parë flet qartë se e drejta për ta shfrytëzuar mjetin transportues të udhëtarëve apo autobusin është 4 orë e gjysmë me 45 minuta pushim. Pas kësaj periudhe sërish fillon vozitja me 4 orë e gjysmë dhe me nëntë orë pushim, brenda një itinerari apo një drejtimi të lëvizjes. Mirëpo, gjatë javës i 56 orë lëvizje”.

Ai ka folur edhe rreth asaj se a janë të mjaftueshëm dy shoferë për të vozitur në drejtimin Frankfurt-Prishtinë, drejtim i njëjtë me atë në të cilin ishte autobusi që u ak*sidentua dje në autostradën A3 afër qytetit Slavonski Brod të Kroacisë.
“Problematika është se sa janë të ngarkuar shoferët gjatë këtyre ditëve, kemi të bëjmë me një transport turistik. Operatorët transportues shumicën e rasteve i ngjeshin këto itinerare, shoferëve iu lejojnë shumë pak kohë pushim.

Destinacioni Frankfurt-Prishtinë është 18 orë e 35 minuta apo 1,853 kilometra, ku praktikisht në shikimin e parë mjaftojnë dy ngasës. Neni 56 i Ligjit për Transportin Rrugor e lejon që kohëzgjatja e ngasësve mund ta kalojë nëntë orëshin apo dhjetë orëshin, por vetëm nëse kjo ndodh dy herë në javë. Ne nuk e dimë se tek këta dy ngasës a ka qenë kjo periudhë kohore. Në qoftë se pyesim se cila është më komode do të kisha propozuar të ishin edhe tre shoferë, por në këtë kilometër edhe dy shoferë nuk janë të ndaluar”, ka thënë Ahmeti.

Baby Boo