Indonezi/ Namazi i Xhumasë falet normalisht, pavarësisht frikës së koronavirusit (FOTO)


Besimtarët mysliman u mblodhën sot për faljen e Xhumasë në Indonezi, teksa vendi kaloi Filipinet duke u bërë më i infektuari në Azinë juglindore.

Myslimanët e krahinës së Aceh e vazhduar ritin fetar normalisht.

Sot vendi raportoi 407 raste të reja koronavirusi që e çuan numrin total në 5,923, 420 njerëz kanë vdekur në vend sipas autoriteteve deri më tani.

Qeveria njoftoi sot planet për zgjerimin e masave stimuluese për ekonominë për të parandaluar falimentimet e sektorit të fasonerisë nga koronavirusi.

Indonezia është ekonomia më e madhe e Azisë juglindore dhe mund të përballet me recesion prej pandemisë.

Baby Boo