Indonezi: Dy pilotë bien në gjumë për 28 minuta gjatë fluturimit ku ishin 153 pasagjerë në të, nisin hetimet


Indonezia po heton transportuesin lokal Batik Air pasi të dy pilotët u zbuluan se kishin rënë në gjumë për 28 minuta në mes të fluturimit.

Dy burrat – të cilët të dy janë pezulluar përkohësisht – ranë në gjumë gjatë një fluturimi më 25 janar nga Sulawesi për në kryeqytetin Xhakarta.

Njëri prej tyre thuhet se ishte i lodhur duke ndihmuar në kujdesin për binjakët e tij të porsalindur.

Airbus A320 doli për pak kohë nga rruga, por u ul i sigurt, me 153 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të padëmtuar.

Piloti 32-vjeçar i kishte thënë bashkëpilotit të tij që të merrte kontrollin e avionit rreth gjysmë ore pas nisjes, duke thënë se duhej të pushonte. Sipas një raporti nga ministria e transportit, bashkë-piloti 28-vjeçar ra dakord.

Por, pa dashje edhe bashkëpilotin e ka zënë gjumi. Sipas raportit, gruaja e tij sapo kishte sjellë në jetë bebe binjake një muajshe dhe ai po ndihmonte në kujdesin e fëmijëve.

Kontrolli i trafikut ajror të Xhakartës u përpoq të kontaktonte kabinën e Batik Air A320 pas transmetimit të tyre të fundit të regjistruar, por nuk mori asnjë përgjigje.

Baby Boo