Indeksi i sigurisë, Maqedonia nuk është në nivelin e duhur


Indeksi i përgjithshëm i sigurisë në vend është 3,07 shifër kjo që flet se siguria në vend ende nuk është në nivelin e duhur.

Përpiluesit e studimit “Indeksi i sigurisë”, profesorët Marjan Gjurovski dhe Cane Mojanoski konstatojnë se procesi i reformave në sistemin e sigurisë duhet të zbatohen urgjentisht. Gjurovski thotë se qytetarët ndihen të kërcënuar nga konfliktet dhe tensionet mes bashkësive më të mëdha në vend dhe rajon. Ai shton se vetëm anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike do të sjell një gjendje sigurie në nivel të lartë.

Në bazë të çështjeve që dalin nga siguria e identitetit dhe frika tek një pjesë e qytetarëve se ende është e gjallë ideja për Shqipëri të madhe ose frika tek një pjesë e shqiptarëve se nëse Maqedonia deri në fund të 2019-tës ose fillim të vitit 2020 nuk e bën finalizimin e integrimeve lindin frika të ndryshme dhe frustrime tek një pjesë e qytetarëve- thotë Marjan Gjurovski- profesor i sigurisë.

Profesori i sigurisë Cane Mojanoski thotë se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ndryshimet territoriale shkojnë në përfitim të forcave të mëdha.

Populli i Maqedonisë ka memorie të gjatë, e din se riformimi i kufijve gjithmonë bëhet në dëm të popujve të vegjël të cilat para së gjithash kanë qenë interes i forcave të mëdha. Këto të dhëna janë indikator serioz në bazë të të cilave do të duhet që marrësit e vendimeve ti kenë parasysh dhe edhe një herë të bëjnë skenim të procesit, të vërtetojnë nëse në të vërtetë funksionojnë të gjitha segmentet e sistemit veçanërisht sistemet e komplikuara- thotë Cane Mojanoski- profesor i sigurisë.

“Indeksi i sigurisë” është hulumtimi i përbashkët mes Fakultetit të Sigurisë Shkup dhe Fondacionit Konrad Adenauer. Ky hulumtim është bërë për vlerësimin e nivelit të sigurisë në vend që përmban masa të cilat duhen realizuar me qëllim të një niveli më të lartë sigurie në vend. Të anketuarit në këtë hulumtim theksuan se nga institucionet më shumë kanë besim tek Armata ndërsa më pak tek sistemi gjyqësor.

Baby Boo