Milikije Halimi: Haraçina po ndryshon për të mirë!


Jemi shume falenderues qe sot mes nesh eshte kryeministri Oliver Spasovski, ministri Sugarevski…

Ja, ne vendngjarje pame puimet te cilat po zhvillohen per rrrejtin e kanalizimit, edhe pse ne kohra shume te veshtira, sic eshte pandemia, punet po zhvillohet pa ndalur.

Haracina po ndryshon per te mire.

Haracina nuk do ta harroje perkushtimin e qeverise dhe LSDM-se, qe po perpiqen per t’na ndihmuar ne shume sfera, e qe nuk eshte investuar ne 30 vitet e kaluara aspak ne vendbanimet tona.

Po permendi disa nga projektet dhe vlerat perkatese qe jane investuar ne komunen e Haracines gjate dy vite e gjysem sa jemi ne ne komune.

• Jemi duke implementuar 15 kilometra kanalizim në Haracinë, në vlerë prej 1,7 milion Euro.

• Jemi duke bërë shpimin e tre bunarëve në Mojancë, për ujë të pijshëm, në vlerë 200 mijë Euro.

• Kemi fituar projektin për Cerdhe fëmijësh, për herë të parë në Komunën tonë, me vlerë të përafërt prej 800 mijë Euro.

• Kemi përfunduar objektin e Komunës, me vlere të përgjithshme prej 350 mijë Euro.

• Jemi duke implementuar projektin për Shëtitore, për herë të parë Haracina do të ketë shëtitore në mes të fshatit, me vlerë prej 200 mijë Euro.

• Kemi asfaltuar rrugën 11, në vlerë prej 30 mijë Euro.

• Kemi asfaltuar rrugën e Grushinës, me një vlerë të përgjithshme prej 200 mijë Eurove.

• Së fundmi, kemi fituar projekte tjera për për asfaltimin e tre rrugeve, me trotoare, edhe ate: rruga 4 dhe 14 në Haracinë, si dhe asfaltimi i rrugës për në fshatin Orllancë. Këto tre rruge, kapin vlerën e 550 mijë Eurove. Pas punimeve të kanalizimit që jemi duke i bërë, menjëherë do të fillojmë me asfaltimin e këtyre rrugëve.

• Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, janë bërë punë të jashtëzakonshme për përmirësimin e shkollave të komunës sonë. Janë meremetuar për brenda dhe jashtë. Në shkollën e Grushinës, për herë të parë është investuar në nxemje qëndrore. Investimet në shkolla për këto dy vite, kapin vlerën e rreth 300 mijë Eurove.

• Përvec këtyre objekteve kapitale, jemi kujdesuar edhe për Xhaminë qëndrore, gjithashtu edhe për varrezat e dy etniteteve, shqiptarëve dhe maqedonasve.

Sipas këtyre shifrave që janë investuar, apo janë duke u investuar, në komunën tonë, vlera e përgjithshme e të gjitha projekteve, për vetëm dy vjet, është rreth 4 milion e 300 mijë Euro, që është një investim I jashtëzokonshëm në komunën tonë, në vetëm dy vite mandat.

Milikije Halimi

Baby Boo