Incidenti në Reçicë të Vogël ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi, Prokuroria ka ngritur padi ndaj 13 personave


Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka ngritur padi ndaj 13 personave për pjesëmarrje në incidentin e armatosur në Reçicë të vogël që ndodhi më 5 prill të këtij viti, me ç’rast mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërkohë të plagosur Sabit Rexhepi dhe Florim Misini gjithashtu nga Kumanova, njofton Alsat-M.

Për katër persona është sjell vendim që tu vazhdohet paraburgimi. Njëri prej tyre akuzohet për vrasje derisa tre të tjetër për tentim vrasje.

Kundër nëntë personave të tjerë Prokuroria Themelore-Tetovë ka ngritur aktakuzë për vepër penale “pjesëmarrje në rrahje”. Për 8 të akuzuar prokuroria ka kërkuar masa kujdesi, derisa për njërin ka kërkuar masën e paraburgimit deri në aktvendimin e plotë, sepse bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshe incidenti ka ndodhur më 5 prill, ndërkaq, janë 12 persona ndodhen në paraburgim për rastin në fjalë.

Jo-zyrtarisht ngjarja ka ndodhur në lidhje me atë se kush do ta merr degën e BDI-së në Kumanovë, megjithatë, Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një deklarate për media i demantoi informatat se në selinë e Reçicës së Vogël ka pasur incident.

Baby Boo