Incidente gjatë festimeve të botërorit në Paris, një i vdekur


Operacion ‘spastrimi’ në Champs Elysées, bulevardi i famshëm parizien, si pasojë e incidenteve dhe plaçkitjeve, në kuadër të festimeve për fitoren e Francës në Kupën e Botës.

Pas triumfit të Francës një valë njerëzish mësyu në bulevardin e famshëm duke kënduar dhe lëshuar britma të çdo lloji mes tymrave shumë ngjyrëshe dhe flamujve francezë.

Dhjetra tifozë të ekzaltuar kanë lëshuar objekte drejt vitrinave të dyqaneve, sidomos drejt farmacive, pak metra nga Harku i Triumfit, ku para pak kohësh ishin në projeksion emrat e futbollistëve ‘heronj’.

Agjentët e policisë replikuan duke lëshuar gaz lotsjellës dhe turma u shpërnda.

Sipas shtypit francez, të rinj të ndryshëm, disa prej të cilëve ishin me kapuçë, kanë plaçkitur dyqanet duke marrë shishe vere dhe shampanje.

Pas 15-20 minutash u dëbuan nga sheshi me doza të forta gazi lotsjellës, të lëshuara nga policia.

Incidente, konflikte dhe gazlotsjellës edhe në qendër të Lionit, në Rouen dhe Mentone.

Rreth 110 mijë forca policie u mobilizuan nga Ministria e Brendshme franceze për të garantuar sigurinë e kësaj fundjave të veçantë franceze.

Një i vdekur gjatë festimeve në Annecy .

Tragjedia në Annecy, në juglindje të Francës, në kuadër të festimeve për fitoren e Francës.

Sipas “Le Dauphiné Libéré”, një burrë rreth të 50-tave ka humbur jetën pasi është zhytur në një kanal, duke thyer qafën.

Baby Boo