Incest në Gjakovë: Xhaxhai 56 vjeçar përdhunon mbesën 18 vjeçare


Policia e Kosovës dje ka arritur të gjejë në Gjakovë një 18 vjeçare të komunitetit ashkali, 10 ditë pasi ishte zhdukur.
Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj jep më shumë detaje.
Ajo ka treguar se 18 vjeçarja e zhdukur ishte përdhunuar nga xhaxhi i saj 56 vjeçar. Sipas Policisë viktima është person me të meta mendore.

“Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjeksor me urdhëresë të prokurorit të çështjes”, ka thënë Podrimaj.

Baby Boo