Imunologu: Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë të vaksinohen!


Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka deklaruar se personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë që ta bëjnë vaksinën.
I ftuar në “Opinion”, mjeku thekson se nëse kanë, nuk kanë nevojë që të bëjnë vaksinën.

“Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë që ta bëjnë vaksinën. Nëse kanë antitrupa, nuk kanë nevojë që të bëjnë vaksinën. Vaksinimin e bëjmë për të krijuar imunitetin dhe kjo do të krijohet kur të krijohen antitrupat. Thuhet se të paktën janë 6 muaj antitrupat. Antitrupat janë vetëm maja e ajsbergut dhe pas qëndron një ‘ushtri’ që ndihmon trupin.”– tha mjeku.

Baby Boo