Del filmi i fundit i aktorit Gulielm Radoja, u xhirua gjatë pandemisë që i mori jetën

Filmi “Mbjellja e pemëve” i regjisorit Fabio Seferi bëri bashkë disa nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Po në premierën e tij mungoi artisti i madh Gulielm Radioja, i cili ndërroi jetë pak kohë pas xhirimeve të filmit. Kolegë e dashamirës e përkujtuan me një duartrokitje të ndjerë.

Filmi me skenar të Ylljet Aliçkës rrëfen dramën e një nënë që kërkon varrin e të birit, në vitet e errëta të komunizmit. Regjisori nuk e fsheh kënaqësinë që i fali bashkëpunimi në filmin e tij të parë me emra si Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, Roerd Toçe, Alert Çeloaliaj, Myzafer Zifla, dhe Gulielm Radoja.

Baby Boo

“E vështirë ishte që të mblidhja stafin gjatë kohës së pandemisë, sepse në atë periudhë kam xhiruar. Patjetër privilegj!”.
“Në art nuk ka pasur njeri më të mirë se Gulielm Radoja. Do t’i them një ditë fëmijëve të mi që kam punuar më të”.
Filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve” u xhirua gjatë muajve të parë të pandemisë.