Imazhe të reja të Marsit nga sonda Tianwen-1


Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) publikoi të premten dy imazhe të reja të Marsit marrë nga sonda kineze “Tianwen-1”.
Nga imazhet duket Marsi në formë gjysmëhëne me një strukturë të qartë të sipërfaqjes.

Kur sonda “Tianwen-1” ishte 11 mijë km larg Marsit në anën e largët të planetit, ajo realizoi me sukses marrjen e fotove panoramike të planetit të kuq me një aparat fotografik me qartësi të mesme.

Sonda “Tianwen-1” ka funksionuar në orbitën e “parkimit” rreth Marsit për një muaj. Kamera me qartësi të lartë, kamera me qartësi të mesme, spektrometri mineral dhe ngarkesat e tjera në bord u ndezën radhazi për të kryer eksplorimin në Mars dhe për të marrë të dhëna shkencore, sipas CNSA-së.

Baby Boo