Imami kosovar: Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim, mos i hipni në qafë


Reagime të ndryshme kanë ardhur nga figura të njohura të Kosovës, lidhur me fotografinë e vendosur në shkollën teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ku ndalohet bartja e shamisë në shkollë.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe imami kosovar, Muhamed Dërmaku, i cili thotë se nuk e vë në faj drejtoreshën e shkollës në fjalë.

“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim shtesë, mos i hipni në qafë. Ajo thjesht i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës që i përfshinë një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit”, ka shkruar Dërmaku në Facebook.

Mes tjerash ai ka thënë se shumica e njerëzve më mirë kuptojnë nga fotot sesa nga shkrimet.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=511319093897826&set=a.184636563232749&type=3

Baby Boo