Ilmi Selami kritika të ashpra Nevzat Bejtës: “Turp!”


Ka mjaftuar një emision ku ishte i ftuar Nevzat Bejta që adresoi kritika ndaj përfaqësuesve të lartë të BDI-së,që të vërshojnë më pas reagime të shumta në adresë të ish kreut të Gostivarit dhe eksponent i lartë në këtë parti. Në këtë drejtim është edhe reagimi i Ilmi Selmanit i cili shprehet :Se kuptoj, dalin pa rreshtur në publik funksionarë partiak dhe e kritikojnë partinë të cilën e përfaqësojnë…!

Më tej Selami shprehet se aj kur s’kishte organe të formuara të partisë, por tani pse vazhdoni debatin në publik!!!
Më poshtë vazhdon postimi i tij me kritika adresuar Bejtës duke i bërë atij pyetjen se përse ai nuk debaton në organet partiake për çështjet e hapura?! Këto çështje nuk janë për debat publik, apo jo?! pyet Selami.

Kështu po i humb kuptimi organizimit politik dhe organizatës tonë politike! Nëse vazhdojmë kështu nuk kemi më organizim por dezorganizim politik?!, shprehet ai. Selami shkruan se duhet t’u jepet fund debateve të tepêrta në publik sa nuk është bërë vonë! “Mos ti nxjerrim sytë duke i ruajtur vetullat!”.

Baby Boo